Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) për Edmond Islamajn.
Seanca e kaluar u shty për t’i dhënë kohë komisionerit publik për të dhënë mendimin për provat e reja të depozituara e të administruara.
Komisioneri publik Florian Ballhysa tha: “Ne vlerësuam se hetimi administrativ nuk ishte i plotë nga shkalla e KPK-së përsa i përket komponentit të pasurive”.
Gjykata i administron provat në seancë gjyqësore, gjykata në këtë rast pra KPA, përballë kërkesës së komisionerit duhet të shprehet në seancë për vlerësimin e provave. Në rastin konkret, komisioneri publik kërkoi të shprehej me vendim nëse do të riçelej hetimi administrativ dhe kolegji u shpreh që të kërkonte akte shtesë.
“Për pasurinë kullotë në Karpen të Kavajës, është blerë me kontratë kundrejt 137 mijë lekëve të paguara te A.H. Kërkuam dokumentacion për zonën kadastrale për kalimin e kësaj sipërfaqeje nga pronari shtet në pronësi private. Nisur nga vlera e çmimit të shitjes justifikohet fakti për vlerën e shitjes së tokave në zonën kufitare dhe marrjen e dokumentave. Rezulton se KPA-ja ka hetuar vetëm një element dhe nuk ka verifikuar vlerën e shitjes”, shtoi Ballhysa.
Top Channel