Mund të quhet pa frikë një rikthim pasi Dhurata Dora nuk ka prodhuar asnjë projekt të ri muzikor që prej muajit qershor. “Jake Jake” ka qënë publikimi i saj më i fundit muzikor dhe më pas vera ka qenë e qetë për të.

“Qikat e mia” titullohet projekti më i ri i këngëtares, i prodhuar nga A-Boom ndërsa teksti si gjithmonë mban vulën e vetë artistes. Një këngë kushtuar miqve dhe shoqërisë, në të cilën për herë të parë, Dhurata ka vendosur të këndojë edhe në gjermanisht në disa strofa të këngës. Përmes tekstit të kësaj kënge, Dhurata tregon se ka shoqërinë e saj që i rri pranë për çdo gjë dhe mërzitja ikën shpejt me to.

Duket se fansat e kanë ndjerë pafund mungesën e artistes tyre të preferuar në treg dhe këtë e vërteton më së miri futja në “The Top LIst” që në javën e parë të publikimit por ajo çfarë është më e rëndësishmja është pozicionimi i saj. Falë mbështetjes së madhe nga publiku shqiptar, “Qikat e mia” renditet në vendin e 17-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën e cila përbëhet prej 100 këngësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA