Udhëheqësi i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, në një prej fjalimeve të tij gjatë Kongresit të 12 të “Demokracisë së Re”, që përfundoi mbrëmjen e së dielës, iu është referuar mes të tjerash edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Vëllezërit tanë në Epirin e Veriut po kalojnë një gjendje të vështirë. I shkruajta një letër komisionerit Hahn, për shkak të sfidave të fundit të qeverisë shqiptare, në të cilën theksoj se perspektiva europiane e Shqipërisë identifikohet absolutisht me respektin për të drejtat e njeriut dhe njohjen e pakicave kombëtare, përfshirë minoritetin etnik grek të Shqipërisë”, ka thënë Mitsotakis.

Ai ka theksuar gjithashtu se, në këtë çështje nuk do të bëjë lëshime asnjëherë.

“Le ta dijë vendi fqinj se, nëse dëshiron të mbajë gjallë perspektivën për t’u bërë dikur anëtar i BE-së, diçka që dëshirohet nga Greqia, ky është një proces ku nuk do të ketë asnjë lëshim në mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, është shprehur kreu i konservatorëve grekë.

Në të njëjtën kohë, edhe ish-kryeministri Antonis Samaras ka akuzuar partinë qeveritare dhe kryeministrin Tsipras se kanë bërë lëshime ndaj Shqipërisë dhe nuk kanë reaguar ndaj politikave të Edi Ramës, ndërsa tashmë të gjithë fqinjët e Greqisë po sfidojnë Athinën.

“Janë ata, që si spektatorë shohin planin e çrrënjimit të helenizmit të Ramës, i cili po i shkul Himarës pronat e vorioepiriotëve tanë. Janë atje afër, ku Kostas Katsifas humbi jetën për flamurin bardheblu”, tha Antonis Samaras, ish-kryeministër i Greqisë.

Fjalimet e konservatorëve grekë dhe të krerëve të tyre kanë qenë të mbushura me optimizëm se viti zgjedhor 2019 do t’i gjejë ata në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA