Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel u shpreh se Rama u tregua shumë i kujdesshëm në mënyrën sesi e “shiti” takimin tek fakulteti i Gjeologjisë, ndërsa tha se ende pritet të shohim nëse takimet e tij Rama mund t’i shesë ndryshe, pra si dialog.
“Rama tha do jem me pedagogë edhe e lajmëroi edhe në njoftim. është treguar i kujdesshëm, këtë ai e ka paralajmëruar më përpara.
Ka thënë që jam takuar me një grup dhe takimi bëhet në grup. Jam dakord me Vokshin që thotë mbetet problem transparenca. Nëse do ta shesë si marrëveshje atëherë këtu fillon problemi. Unë jam paranojak për çdo gjë por nëse nuk e shet kështu problemin është në të drejtën e tij”, u shpreh Kikia.
Top Channel