Nisin reshjet e dëborës në Dibër, probleme në disa akse
17/12/2018 17:33
Nisin reshjet e dëborës edhe në qarkun e Dibrës. Gjatë orëve të pasdites intensitetit i reshjeve ka qenë më i dendur gjë që ka sjell edhe vështirësi ne qarkullimin e automjeteve.
Peshkopi-Bulqizë lëvizet me vështirësi në disa segmente rruge për shkak të pjerrësisë së terrenit.
Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës trashësia e dëborës është më e madhe dhe është e detyruar lëvizja me zinxhirë.
Momentalisht nuk shihen prezenca e borëpastrueseve në terren. Ndërkohë efektivët e policisë janë prezent në këto akse duke këshilluar përdorimin e zinxhirëve në vendet ku janë të domosdoshme.
Nuk raportohet për ndonjë njësi administrative të bllokuar.
Top Channel