Paul McCartney ka mbajtur një koncert live në Londër, ku 1 orë pas nisjes së tij i është bashkuar edhe Ringo Starr, për të kënduar së bashku këngën e famshme “Get Back”, një pjesë klasike e katërshes magjike “The Beatles”.
Bashkë me ta ndodhej edhe kitaristi i Rolling Stones Ron Wood. Mbledhja e tyre u krye me rastin daljes së albumit të fundit të McCartneyt, “Egypt Station”.
Një mbrëmje e cila ka shpërhapur aromën e Beatles jo vetëm nga bashkëprania e Ringo Starr, por edhe prej repertorit të luajtur, i cili ishte i pasur me këngët më të famshme të grupit.
Shumë prej këngëve të kënduara i përkisnin në fakt albumit “White Album”, të cilit vetëm pak javë më parë ju festua 50 vjetori i daljes. Një mbrëmje speciale ku përveç mbledhjes së grupit Beatles, ka patur edhe të ftuar të tjerë VIP si Roger Daltrey i grupit Who, dhe aktorja Emma Thompson.
Top Channel