Një vit nga çelja e seancave publike të vettingut, asnjë qytetar nuk ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pas ankesave që ata kanë depozituar kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kjo është gjetja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit gjatë monitorimit të procesit, i cili në disa raste vlerësohet me dy standarde.

“Megjithatë, vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i konsideron pa vizion platformat e kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ndërsa votimi për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së vlerësohet me elemente korporatizmi.

“Vonesat në zbatimin e ligjit të vettingut, vonesat në ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) kanë krijuar ngërçe dhe probleme shqetësuese në drejtim të qasjes së qytetarëve në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë”, tha Erida Skëndaj.

Në ditët në vijim, dy institucionet KLGJ dhe KLP do të mbajnë mbledhjen e parë, nga do të zgjidhen drejtuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA