25/11 23:02
Erik Lloshi është një nga këngëtarët e preferuar të të gjithë atyre që duan baladat dhe muzikën live.
Pasditen e sotme ai ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel.
Këngëtari i baladës së njohur “Ajo është ajo” pranoi se është marrë me muzikë që në moshë të re dhe kjo u konkretizua me një video të pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të “Top Fest”.
Në video shfaqej një Erik shumë herë më i ri, me një stil të veçantë në veshje, që duhet thënë se i shkonte përshtat trendeve të asaj kohe.
Bieta nuk mund të linte pa përmendur edhe këpucët që këngëtari mbante veshur gjatë performancës, për të cilat Eriku tha se kanë qenë shumë në modë në ato vite.
Top Channel