I ftuar në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, Frederik Ndoci ndau momente nga jeta e tij dhe zbuloi detaje që shumë pak i dinin.

Në një bisedë të këndshme, të shoqëruar hera-herës me performanca të shkurtra në piano, këngëtari i mirënjohur foli për projektet muzikore, jetën personale, si edhe u kthye pas në kohë në rininë e tij të dikurshme.

Aty Bieta e pyeti se cila ishte forma e ngacmimit të vajzave dhe Frederiku e kaloi me shaka duke thënë “në shikimin e tretë ajo këputej”.

Ai shtoi më pas se në ato kohë këmbana e pëlqimit ishte shikimi i zgjatur dhe buzëqeshjet e sinqerta. Mjaftonte vetëm kaq dhe gjërat bëheshin të qarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA