Kreu i Partisë, Demokratike, ishte sërish mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së re, nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj se kanë ndryshuar projektin. Ai tha para gazetarëve se Rama dhe Veliaj ndryshuar qëllimisht projektin për të favorizuar eksponentët e krimit që të pastrojnë paratë.

Në ditën e 43 të protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se në projektin e ndërtimit të Unazës së Re janë konsumuar tre vepra penale, ku kryeministri Edi Rama është njeriu që orkestron gjithçka. Basha e quajti projektin në fjalë një aferë korruptive akuzoi Prokurorinë e drejtuar nga Arta Marku si të kapur nga kryeministri, pasi sipas tij nuk ka nisur asnjë hetim ndaj zyrtarëve të akuzuar.

“Te “Unaza e Re” janë konsumuar tre krime, krimi i korrupsionit, nga zyrtari i thjeshtë, te kryeministri Rama, ku të gjithë kanë hedhur firmën për një projekt fallco, një vjedhje e pohuar dhe e publikuar nga media, duke nxjerrë në pah se një kompani e tretë është futur pa ofertë në garë, – deklaroi Basha. –

Tjetra, është pastrimi i parave sipas veprës penale, përmes zbulimit të fakteve të hetuara nga SHBA-të. Elementët e kësaj vepre korruptive, të çojnë tek personi i parë që duhej të ishte nën hetim: Afrim Qendro, njeriu më i besuar i Ramës prej 20 vjetësh, pastaj Policia e Shtetit, që ka ushtruar dhunë te banorët, policia bashkiake, e cila në mbështetje të veprimeve të paligjshme të IKMT-së ka shkatërruar banesat e qytetareve, QKR-ja që ka regjistruar këtë kompani me letra fallco në SHBA e Tiranë”.

Sipas Bashës, Rama ka bërë Pazar me tre kompanitë e përfshirë në këtë projekt korruptim dhe për këtë drejton gishtin te mungesa e hetimeve nga ana e Prokurorisë.

“Pra kemi të bëjmë me një krim shtetëror, nga i pari te i fundit e nëse ka një njeri që i komandon të gjitha këto, me veprime të tilla pa transparencë është vetë kryeministri i vendit, – vijoi kryedemokrati. – Mediat thonë se Rama e ka bërë këtë pazar kokë më kokë me tre kompanitë e përfshira në këtë aferë. Por ai ka në krah edhe Prokurorinë, Arta Markun, e cila ka 6 javë që hesht, duke mos hapur asnjë hetim, por fut në burg qytetarët që dalin të mbrojnë të shtëpive të tyre, pa arrestuar asnjë zyrtar për këtë vjedhje që ka shtangur shqiptarët e jo më SHBA-të. Kjo është e vërteta që banorët janë të bashkuar, falë të cilës ka dalë në shesh edhe kjo aferë. Nëse s’do ishin këta, këtu do ishte një kantier vjedhjeje dhe gjurmët e krimit do ishin prishur. Kjo është një vjedhje e hajdutëri, ku janë përfshirë krerë të qeverisë e kjo ndodh në një kohë që vendi vuan pasojat e një qeverisje korruptive me grabitjen e pasurive të shqiptarëve”.

Kreu i opozitës zbulon se shumë shpejt PD-ja, do të nxjerrë dokumente të faktuara ku te “Unaza e Re” është në mes edhe një aferë tjetër korruptive.

“Te “Unaza e re” është konsumuar edhe një krim i tretë: është manipuluar plani teknik i Tiranës, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit që të pastrojnë paratë e drogës: brenda dy ditësh do kemi dokumente zyrtare që do faktojnë këtë gjë, me përmasa të mëdha financiare dhe kriminale”, – tha ai.

Basha theksoi se në këtë rast nuk ka politikë ekonomike, por grabitjeje, ndaj dhe qytetarët në të gjithë vendin janë ngritur në këmbë.

“Por protesta që i ka vënë vulën janë studentët, të cilët me kurajën e tyre po vrasin frikën nga dita në ditë, si banorët në gjithë vendin, u kanë prishur rehatinë hajdutëve. Pse nuk i plotëson kushtet e studentëve? Se paratë e universiteteve do shkonin për mësimdhënie, por një pjesë i ka bërë fasada dhe luks, ndaj është e kuptueshme që studentët nuk i zënë besë. Ne i mbështesim fuqimisht studentët dhe kërkesat e tyre, sikundër përsërit ftesën për prindërit dhe qytetarët që t’i bashkohen bijve e bijave të tyre”. Basha shton se problemi është Edi Rama, ndaj Shqipëria s’ka më besim tek ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA