Nikolla Dimitrov, ministri i Jashtëm i Maqedonisë rezulton të jetë agjent i CIA-s amerikane. Ky është konkluzioni që nxjerrin mediat e shtetit fqinj duke iu referuar dokumenteve të publikuara pak orë më parë nga Wikileaks.
Sipas këtyre dokumenteve, të cilave nuk u është identifikuar ende autenticiteti, Dimitrov ka qenë operativ i fshehtë i CIA-s, që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.
Current Republic of Macedonia Foreign Minister Nikola Dimitrov was listed as a "protect" U.S. embassy source twice in 2008 after providing information on the Greece-Macedonia name dispute and NATO, EU integration.
1) https://t.co/YtxNWb3K1K
2) https://t.co/cTcLN39LVh— WikiLeaks (@wikileaks) December 15, 2018
Në atë kohë po zhvillohej procesi i zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, dhe Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i ambasadës amerikane.
Si ministri Dimitrov, ashtu edhe autoritetet amerikane nuk kanë reaguar ende për lajmin e shpërndarë.
Top Channel