Arrestohet 46-vjeçari në Bulqizë, ishte dënuar për dhunë ndaj të miturve
16/12/2018 08:15
Një shtetas 46-vjeçar ka përfunduar në pranga në Bulqizë, pasi rezulton i dënuar në Tiranë me 6 muaj burg.
Shtetasi me iniciale Xh.V., banues në Bulqizë, përfundoi në pranga, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar atë për veprën penale “Keqtrajtim të të miturit”.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa 46-vjeçari do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.
Top Channel