E shtuna e “Shiko kush LUAN” në Top Channel ishte e mbushur me argëtim pafund e një nga arsyet ishte edhe komunikimi i aktores Rita Lati me të bijën, Rozën. Prej shumë vitesh në skenë dhe ekran, aktorja e dashur e humorit e di mirë çdo të thotë “show” e ashtu të dyja nënë e bijë e bënë këtë në studio.
“Po shëndoshu një çikë mi nënë, vër një çikë dhjam” i drejtohej Rita herë pas here Rozës. Gjoksin duhet ta kishe bërë pak më të madh dhe hundën e re ta gëzosh kur ta bësh (pasi Roza tha se dua ta ribëj hundën se kam probleme me frymëmarrjen).
Kishte po ashtu edhe ankesa për zgjedhjet e Rozës sa i përket jetës private: “Seç u lidh një herë me njërin, gjumi natën nuk më zinte”.
Sigurisht që mes tyre ka edhe grindje: “Kur zihemi ne e merr vesh edhe komshiu në kat të tetë”. Roza me lirshmërinë e saj bërtiste “maaaaaa” pas çdo batute.
Marrëdhënia e tyre nënë e bijë na la të kuptojmë që janë edhe shoqe të ngushta me njëra-tjetrën.
Top Channel