30/12 23:02
Moti me shi nuk i ka penguar studentët që të vijojnë më protestën e tyre. Të vendosur para kryeministrisë, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e dekanit Dhori Kule. Mësohet se studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me Kulen, por ky i fundit nuk ka shkuar.
Ai kishte propozuar që studentët të ngrinin një përfaqësi prej 20 vetash dhe do t’i priste ata në takim pasditen e sotme për t’i dëgjuar lidhur me kërkesat.
Por studentët kanë refuzuar dhe mësohet se në takim, në ambientet e Fakultetit Ekonomik kanë qenë një numër i konsiderueshëm.
Nisur nga prezenca masive e studentëve, dekani Dhori Kule nuk ka shkuar në takim. Ky veprim i tij ka sjellë reagimin e studentëve të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen.
Top Channel