Mauro Icardi duket se është pranë rinovimit të kontratës me Interin.
Të paktën kjo është ajo që ka lënë të kuptohet bashkëshkortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit të skuadrës zikaltër, Wanda Nara, në një postim të saj në rrjetin social Twitter.
“Ka kaluar mesnata dhe jam këtu për të lexuar faqet e kontratës së rinovimit”, shkruan Wanda Nara.
Sigurisht kjo nuk mjafton për të thënë se tratativat në lidhje me këtë çështje janë mbyllur, por është e lehtë të mendosh se shumë shpejt do të bëhet edhe njoftimi i zgjatjes së kontratës së Icardit me Interin, që do të shoqërouhet edhe me një rritje të pagës së tij nga 4.5 milionë në 5.5 milionë euro në sezon.
Por jo vetëm kaq, kjo kontratë e re duket se do të ketë ndryshime edhe në lidhje me klauzolën e zgjidhjes së kontratës së futbollistit që për momentin është 110 milionë euro, klauzolë kjo që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Serisë A.
Top Channel