Shpërthimi molotovëve nisi pas mbylljes së fjalimit të Berishës/ Çfarë ndodhi në protestën përpara Kryeministrisë, dy efektivë të lënduar, qytetari merr flakë Një serrë luleshtrydhesh është ndërtuar në Kafaraj të Fierit nga tre vëllezër pas 18 vitesh në emigracion. Mondi Ahmataj kujdeset për serrën. 42-vjeçari, 5 vitë më parë, u kthye nga Greqia.
“Kam shkuar 16 vjeç në Greqi. Kemi bërë shumë sakrifica atje, por e pashë të arsyeshme që të kthehesha në vendin tim dhe të investoja këtu”, tregon Mondi.
10 milionë lekë investuan tre vëllezërit për serrën e tyre me zanatin që kishin mësuar në emigrim, por nuk gjetën atë që ëndërronin: “Vite të gjata në Greqi dhe menduam që lekët e grumbulluara t’i investonim në Shqipëri. Vitin e parë ishte mirë, vitin e dytë doli lumi dhe lekët e vitit të parë i lamë. Vitin e tretë u goditëm sërish dhe u prish prodhimi. Vjet doli dy herë lumi”.
Vështirësitë e kanë lodhur, aq sa fermeri mendon rikthimin në emigrim. Ai thotë se nuk ka marrë ndihmë as nga pushteti vendor dhe as nga Ministria e Bujqësisë: “Jam bërë pishman 100 herë që jam kthyer në Shqipëri. Po ta kisha i vetëm investimin, do ta kisha lënë dhe do të kisha ikur prapë atje ku isha”.
Në Fier, si 42-vjeçari Mondi Ahmataj janë me qindra fermerë që përpiqen të kultivojnë luleshtrydhe, por që mungesa e kanalizimeve dhe argjinaturave rreth Vjosës u shkatërron investimin dhe çdo vit ata e nisin nga e para dhe me borxhe.
Top Channel