“Detyrim paraqitjeje” për një nga të dyshuarit e ngjarjes së ish-Bllokut
15/12/2018 09:55
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën “detyrim paraqitjeje” për Fabio Allushin, një prej të dyshuarve për ngjarjen në ish-Bllok, më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj.
Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg, me afat 30 ditor”, por gjykata nuk e ka pranuar pretencën e akuzës për mikun e Ervin Matës, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me të tjerë.
Vetëm pak kohë më parë, në polici u vetëdorëzua edhe Ajaks Boshnjaku, i shpallur në kërkim, por roli i të cilit nuk dihet ende në ngjarjen ku u konfliktuan me armë zjarri dy grupe të rinjsh.
Top Channel