Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e studentëve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili thekson se Rama bën sikur nuk ka informacion në lidhje me drogën dhe firmat offshore që marin 30 milionë brenda ditës.
Postimi i plotë i Vasilit
Lidheni perroin psiqik Edi Ramen, thotë: le te rrine 10 vjet studentet aty. Lidheni Ramën, këtë të çmendur, këtë përrua psikik.
Ky që bën gjoja si budalla dhe nuk ka informacion as për drogën, as për kriminelet, as për firmat of shore që rruajnë 30 milionë euro brenda ditës paska informacion për studentët që rrinë në të ftohtë në erë dhe në shi se na qenkan të partive.
Mbylljani gojën që i vjen erë këtij shpifurine politike se qelbi dynjanë.
Miq. Megjithatë lexojini vete me poshtë fëlliqësirat që nxjerr ky kryeministër nga goja dhe gjykimin po jua le juve:
“Ata që janë tani tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama. Pas kësaj gazetari Blendi Fevizu ju drejtua kryeministrit se:
“si mund ta thuash këtë se ke qenë edhe pedagog?”. Rama: “janë të financuar me batanije, me zjarre, janë të dërguar nga partitë politike. Unë flas për ata që s’janë atje”.
Top Channel