Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca dhe stafi i saj na kanë treguar këtë sezon të “Shiko kush LUAN” në Top Channel se çdo e shtunë është një spektakël i mbushur plot surpriza dhe argëtim, por mesa duket këtë javë do të kthehet në një show të vërtetë humori.

Të ftuarit janë aq specialë sa e gjithë kimia e tyre transmetohet dukshëm edhe në ekran.

Rita Lati dhe vajza e saj Roza, Niko Komani, Monika Lubonja, Renis Gjoka e Sara Kolami, janë të ftuarit e së shtunës mbrëma në ekranin e Top Channel.

Argëtim, humor, deklarata “bombë”, sfida, marrëdhënie nënë e bijë dhe shumë të pathëna më parë, vetëm në “Shiko kush luan” në drejtimin e Luanës, e cila nuk ka qeshur e nuk është çuditur ndonjëherë kaq shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA