Numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Rose Gottemoeller, vlerëson Tiranën.

E pranishme në vendin tonë për një vizitë zyrtare ku është pritur me autoritetet më të larta, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller ka postuar në profilin e saj në Twitter një foto nga dhoma e hotelit ku shihet pamja e bukur e sheshit “Skënderbej” të trasformuar tërësisht si dhe atmosfera festive që ekziston në kryeqytet.

“Shumë e lumtur që jam në Tiranë: foto e mrekullueshme nga Sheshi “Skënderbej”. Shqipëria di si të dekorohet për ditët e festave”, shkruan Rose Gottemoeller.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA