Sipas raportimeve, gjatë ditës së sotme kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës, konkretisht në Njësinë Administrative Shosh.

Në vendin e quajtur Mali i Shoshit, trashësia e dëborës është 25 cm, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe njerëzve për Shoshin e Shalën.

Bashkë me dëborën, kanë nisur edhe problemet me energjinë elektrike. Ndërprerjet janë të shpeshta dhe të gjata, si pasojë e amortizimit të linjave të energjisë elektrike.

Edhe në aksin Qafë Mali–Fierzë ka rënë rreth 20 cm borë. Momentalisht, po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës në këtë aks, për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA