Lufta në Lindjen e Mesme, qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit Përfaqësues të klerit në Shqipëri shprehën qëndrim të unifikuar pro dialogut të të gjithë faktorëve, në lidhje me protestën e rinisë studentore.
Kryegjyshi Baba Mondi tha: “Lutemi që të gjenden urat e bashkëpunimit”.
Dom Henry i Kishës Katolike, referuar kërkesave financiare të studentëve protestues, përmendi një fakt nga jeta personale: “Jam holandez që ka shfrytëzuar nga demokracia universitetin dhe jam arsimuar falas. Jam i tronditur që të varfërit në Shqipëri nuk kanë mundësi për të studiuar”.
Pastor Ylli Doçi, referuar festave të fundvitit, tha se edhe Krishtlindja ishte një situatë e vështirë, por Krishti u lind e solli shpresë.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, përmendi shembullin e profetëve që kanë dialoguar në situata nga më ekstremet: “Dialogu dhe vetëm dialogu mes qeverisë dhe studentëve, për zgjidhjen e kërkesave legjitime. Është koha që të këputen tentakulat e oktapodit të korrupsionit në universitete”.
Myftiu e mbylli me një citim nga diplomati Mit’hat Frashëri: “Ena kallaiset nga brenda”.
Top Channel