Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur sot seanca dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatos Qato.

Për shkak se ka qenë kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Qato i nënshtrohet procesit të vettingut me përparësi. Ai ndodhet i pranishëm në sallë, i shoqëruar edhe nga avokati Julian Mërtiri.

Trupa e komisionerëve përbëhet nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi.

KPK-ja njofton se hetimi administrativ për Qaton është fokusuar vetëm te kriteri i pasurisë. Duke lexuar raportin e ILDKPKI-së, KPK-ja bën të ditur se Qato ka deklarim të saktë, nukka mungesë burimesh financiare, nuk ka fshehje apo deklarim të rremë.

Ndërkohë, sa u përket pasurive, ai ka një apartament 144 m2 në Tiranë, i blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në të. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA