
Banesa me qira për festa droge! Mënyra e re e adoleshentëve për të zhvilluar festa me substanca të ndaluara
23/02 13:58
I ndërprerë prej 4 vitesh, në Peqin është rikthyer “Panairi i gjelit të detit”, i cili synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtyre gjelave.
Por, veç promovimit, fermerët e Peqinit kanë nevojë për krijimin e një tregu, në mënyrë që tregtinë e tyre të mos ta zhvillojnë përgjatë aksit nacional Elbasan-Peqin, e po ashtu për politika lehtësuese, në mënyrë që këta gjela të rritur në mënyrë natyrale të mos konkurrohen në çmim nga gjelat e importit.
Çmime stimuluese u dhanë për fermerët që kishin jo vetëm tufat më të mëdha, por duke vlerësuar edhe cilësinë e rritjes së tyre në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.
Top Channel