22/12 20:40
Eliza Dushku u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë nga kanali CBS, nëpërmjet një ujdie të bërë jashtë dijenisë së publikut, pasi akuzoi Michael Weatherly për ngacmim seksual.
Aktorja 37-vjeçare tha se Weatherly kishte nisur ta ngacmonte që në fillim të marrëdhënies profesionale, sipas një raportimi nga New York Times.
Dushku mori pjesë në një prej serialeve kryesorë të CBS në Maj 2017. Ajo luante një personazh që shfaqej për tri episode, por që mund të rishfaqej në mënyrë të rregullt.
Megjithatë, Weatherly thuhet se ka komentuar vazhdimisht për paraqitjen e saj me komente ngacmuese e me natyrë seksuale, ka përmendur “treshe” dhe i ka bërë shaka përdhunimi në sy të stafit.
Top Channel