Një automjet i blinduar i policisë private që transportonte vlera monetare është sulmuar e grabitur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës. Tre persona të armatosur e të maskuar i kanë prerë rrugën mjetit të blinduar dhe ka marrë nën kërcënimin e armëve të gjithë sasinë e parave që ndodhej në brendësi të mjetit.
Paraprakisht deklarohet se në mjet po transportoheshin paratë e siguruara nga vjelja e taksave dhe lejeve të qarkullimit rrugor në një vlerë prej 7.5 milionë.
Grabitësit kanë qenë në dijeni të lëvizjes së këtyre parave nga arkat e qarkullimit rrugor dhe i kanë ngritur pritë mjetit. Grabitësit janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz, ndërsa policia nuk ka bërë ende asnjë deklarim mbi ngjarjen e rëndë.
Kjo grabitje vjen pas grabitjes që ndodhi në fillim të këtij muaji në zyrën e vjeljes së gjobave të qarkullimit rrugor në komisariatin e policisë së Durrësit. Muaji dhjetor është tejet i ngarkuar në fluksin e drejtuesve të automjeteve që nxitojnë të shlyejnë detyrimet vjetore pranë sporteleve të DSHTRR në Shkozet Durrës.
Top Channel