25/12 01:14
Neurokirurgu i mirënjohur Mentor Petrela ishte i ftuari i Bieta Sulos, në një intervistë të veçantë jashtë studios së ”Ftesë në 5” në Top Channel.
Biseda u zhvillua në sallonin e shtëpisë së tij mondane, aty ku doktor Petrela tregoi se kalon një pjesë të mirë të kohës duke lexuar apo duke pritur miq.
Sipas tij salloni është ambjent që duhet diferencuar nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe nuk duhet ngatërruar kurrësesi me termin “living room”.
Ky është një gabim që sipas doktorit e bëjnë më shume pasanikët e rinj, të cilët nuk e kanë të qartë konceptin e sallonit.
“Në living room mund edhe të flesh, mund të bësh edhe dashuri, kurse salloni është ndryshe”, ka theksuar doktor Petrela.
Top Channel