
24/02 13:42
“Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilet është koha që të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave”.
Kështu shkruan në Facebook kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili postimin e tij e shoqëron edhe me foton në Instagram të Edi Ramës, i cili thotë se është dakord me 8 pikat, por pyet studentët se kur do të dialogojnë.
“Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre”, shkruan Balla.
Top Channel