Studentët janë futur sot në ditën e 10 të protestës, pasi kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, të cilat ia kanë adresuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, por edhe vetë qeverisë shqiptare.

Kjo e fundit ka treguar gatishmëri të marrë në shqyrtim kërkesat e studentëve dhe të plotësojë ato, por më së pasi ka kërkuar që të ulet në tryezën e dialogut me protestuesit.

Për të diskutuar kryesisht për situatën e krijuar, por edhe ngjarje të tjera të aktualitetit politik dhe jo vetëm, në studion e emisionit “Open” me Eni Vasilin, në Top Channel, do të jetë i ftuar ish kryeministri Sali Berisha.

Krahas deputetit dhe ish liderit të Partisë Demokratike, pjesë e panelit do të jetë edhe drejtuesi i emisionit “Top Show”, Alban Dudushi, specialistin e ekonomisë Besart Kadia dhe gazetarin Ilir Babaramo.

Emisioni do të startojë në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, ndërsa do të pasqyrohet në kohë reale me lajme dhe video edhe në faqen e internetit top-channel.tv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA