“Leximi im i protestës së studentëve është: protesta i dha një shuplakë qeverisë, i dha një grusht opozitës, ndërkohë që i dha një shpresë shoqërisë”.

Ky ishte thelbi i fjalimit të parë të kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, vetëm pak pasi më herët kishin folur përfaqësues të opozitës, nga LSI dhe PD në lidhje me ligjin e Arsimit të Lartë dhe amendamentet e propozuara për buxhetin e 2019-s.

“Luan Rama tha se studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithëve jashtë, por ndërkohë, ata ju kanë nxjerrë jashtë juve. U detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar. Së pari, dje janë formuar organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGJ, pas KED-së. Sa i përket propozimit të këtyre janë të refuzuara. Kjo sepse janë të bëra për të mos u bërë kurrë. Leximi im i protestës së studentëve është: protesta i dha një shuplakë qeverisë, i dha një grusht opozitës, ndërkohë që i dha një shpresë shoqërisë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se shoqëria kërkon zgjidhje.

“Ajo nuk mund të pranojë që kjo zgjidhje të vijë me porosi nga Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi, profesor Lulzim Mziu, apo nga profesor Qorri. Zgjidhja vjen me dialog. Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, duke i futur studentët në qorrsokak. Ne si qeveri e kemi zgjidhjen dhe do ta japim me dialog”, shtoi kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit, amendamentet e propozuara nga LSI-ja janë të parealizueshme, ndërkohë që tha se sipas planit që ka qeveria, brenda 6 muajve të ardhshëm, kryetarja e LSI-së do të jetë e para që do të zhveshë bluzen e doktoreshës së shkencave dhe do të mbetet me çizmen e LSI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA