Kuvend, nis seanca për kërkesat e studentëve
13/12/2018 10:19
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare të kësaj të enjteje, aty ku vendin kryesor të debatit e kanë zënë protesta studentore dhe amendamentet e dorëzuara nga LSI-ja për buxhetin e vitit 2019, të cilat sipas tyre reflektojnë edhe përmbushjen e menjëhershme të 8 kërkesave të studentëve që protestojnë prej 10 ditësh.
Në Kuvend janë rikthyer pas një kohe të gjatë bojkoti Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, kreu i grupit Petrit Vasili dhe zv.kryetari Luan Rama, ndërsa Partinë Demokratike e përfaqësojnë Luçiano Boçi, Valentina Duka, Izmira Ulqinaku dhe Ervin Salianji.
Në përditësim…
Top Channel