Çmimi i naftës, PD vijon protestat 1 orëshe në rrethe
13/12/2018 18:01
Partia Demokratike ka organizuar protestat e radhës në disa qytete të vendit. Në Durrës, Shkodër, Lushnje dhe Berat degët lokalë kanë protestuar edhe duke bllokuar lëvizjen në rrugët nacionale.
Vetë qytetarët thonë se janë në protestë për çmimin e lartë të karburanteve, mungesën e tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.
Të gjithë protestuesit kanë veshur jelekë të verdhë si protestuesit në Francë, duke hedhur parulla kundër qeverisë. Në Shkodër, banorët kanë ndezur goma në hyrje të qytetit. Në të gjitha qytetet e vendit protesta ka zgjatur 30 minuta.
Më problematike situata ka qenë në autostradën Durrës-Tiranë, pasi protestuan bllokuan rrugën dhe për pasojë pati bllokim të trafikut.
Top Channel