Sali Berisha i quajti si hipokrite deklaratat e Ramës për të shkuar edhe më tej në realizimin e pikave të kërkuara nga studentët, duke ofruar përgjysmim dhe zerim për studentët e ekselencës dhe ata nga familjet në nevojë.

“Jo tani, por edhe në vitin 1992, kur rezerva e shtetit ishte gjithë e gjithë 4 milionë dollarë, çdo student ekselent dhe që vinte nga familjet në nevojë, ka marrë bursë. Gjatë gjithë periudhës që unë kam qenë president apo kryeministër, kemi dhënë qindra dhe mijëra bursa, nga të cilat përfitonin minimumi 15-20 % e studentëve”, deklaroi Berisha.

Ish lideri i Partisë Demokratike e quajti “takim me Judën” një takim të mundshëm të studentëve me Ramën, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjes së çfarë do të bënte ai në një situatë të tillë.

“Unë kam pasur Ladsonin këshilltar të arsimit dhe këtë ligj që miratoi Rama, e hodha në kosh prej kohësh, pasi e pashë që luftonte hapur të varfrit, duke i privuar nga e drejta për arsimim dhe favorizonte shtresën e lartë të shoqërisë. Në qeverisjen time, të jeni të sigurt që kjo situatë nuk do të krijohej kurrë. Madje unë i nxit studentët për rezistencën, pasi një takim i mundshëm me Ramën në këtë kohë, është si një ‘takim me Judën’, pasi ata janë në revolucion tashmë”, deklaroi Berisha.

Tashmë në rolin e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se pikërisht ky ligj për arsimin, ka qenë ligji që ka kundërshtuar më ashpër në karrierën e tij opozitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA