Në ditën e 7 të protestës së tyre, studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, të mbështetur sot edhe nga disa nga gjimnazet e qytetit, kanë marshuar duke protestuar fillimisht pranë godinës së universitetit, më pas nëpër të gjitha rrugët, për t’u bashkuar në sheshin kryesor të Elbasanit, për të vazhduar më pas drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës masive në kryeqytet.

Nisur nga disa denoncime nëpër portale për emra pedagogësh si të korruptuar, studentët sot janë kujdesur të distancohen nga këto thirrje, duke deklaruar se nuk kanë asgjë kundër pedagogëve dhe pedagogët mbështesin, hapur ose jo, protestën e tyre.

Janë nisur vetëm dy autobusë nga Elbasani në drejtim të Tiranës, ndërkohë që pjesa më e madhe e studentëve protestues kanë mbetur këtu. Në shenjë kundërshtie për mungesën e mjeteve për t’u nisur të gjithë drejt Tiranës, ata kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Tiranë, ndërkohë gjendja e trafikut u rëndua ndjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA