Barcelona pati një vizitor të veçantë në seancën stërvitore të së hënës, në qendrën sportive “Joan Gamper”.
Andres Iniesta është shfaqur në ambientet e klubit, duke takuar ish-shokët e tij të skuadrës. Mesfushori 34-vjeçar përfitoi nga rasti që kishte disa ditë pushim, pas përfundimit të kampionatit japonez ku ai aktivizohet me Vissel Kobe, për t’u kthyer në Barcelonë.
Iniesta u takua me shumë ngrohtësi me futbollistët e Barcelonës, sidomos me Lionel Messin, e më pas mori pjesë në stërvitjen e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde.
“Është gjithnjë diçka speciale të kthehesh në shtëpi”, ishte mesazhi i Andres Iniestës në rrjetet sociale. Ndërkohë, me në krye Messin e Rakitiç, lojtarët e Barcelonës nuk e fshehën entuziazmin për këtë takim me ish-kapitenin e Barcelonës.
Top Channel