Qindra qytetare protestuan në kryqëzimin që lidh jugun me pjesën tjetër të vendit.

Për 30 minuta protestuesit me jelek jeshil bllokuan rrugën kryesore duke krijuar radhë të gjata të automjeteve.

Protestuesit, kryesisht ish-naftëtarë, infermierë dhe fermerë, janë në mbështetje të studenteve si dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës, hapjen e vendeve të punës etj. Me pas me thirrjet “Rama ik”, protestuesit janë drejtuar përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Fierit.

Top Channel