Luhen këtë mesjavë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Sot në mbrëmnje do të zbresin në fushën e lojës skuadrat e grupeve A, B, C dhe D. Situata më e ekuilibruar është në grupin C, ku në garë për kualifikimin janë tre skuadra. Në “Anfield”, Liverpool do të presë Napolin, me skuadrën e Ancelottit që kalon edhe me një barazim. Napoli kualifikohet edhe nëse humbet, por në këtë rast duhet të presë që të humbasë edhe Paris Saint Germain ndaj Crvena Zvezdës. Skuadra franceze kualifikohet nëse fiton, por edhe nëse humbet, por duhet të shpresojë që Liverpooli të mos fitojë ndaj Napolit. Përsa i përket “The Reds”, duhet të fitojnë me çdo kusht me Napolin. Nëse Parisi fiton ndeshjen e tij, Liverpool duhet të fitojë ndaj Napolit 1-0 ose me mbi dy gola diferencë.

Në Grupin A, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund janë kualifikuar dhe ajo që mbetet për t’u përcaktuar është skuadra që do të fitojë grupin. Atletico Madrid luan me Brugge dhe e siguron vendin e pare nëse fiton e nëse Dortmund humbet ose barazon me Monaco. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për skuadrën gjermane që del fituese e grupit nëse fiton sfidën e saj dhe nëse Atletico nuk ia del të mposhtë Brugge.

Në grupin B, dueli është për vendin e dytë dhe në garë janë Interi e Tottenham, pasi Barcelona tashmë është skuadra fituese e tij. Interi do të luajë ndaj PSV dhe i duhet të fitojë që të kualifikohet, por duhet të presë edhe në një barazim apo humbje të Tottenham në Camp Nou ndaj Barcelonës. Interi mund të kalojë edhe me barazimin ndaj PSV, por në këtë rast duhet të presë edhe që skuadra e Valverdes të mundë Tottenhamin. Të njëjtat llogari bëhen edhe për Hotspurs për të siguruar një vend mes 16 më të mirave të Ligës së Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA