Armando Sadiku u transferua me bujë te skuadra e Levantes, në kampionatin spanjoll të futbollit, me klubin iberik që pagoi plot një milion euro për një sulmues që nuk është ngritur kurrë në nivelin e pritshmërive.
Dëmtimi i rëndë që pësoi në gju bomberi i kombëtares shqiptare dhe hapësirat e pakta që në fillimin e tij në La Liga, po e detyrojnë vet lojtarin të mendojë ndryshimin që në merkaton e dimrit.
“Corriere del Ticino” pretendon se Armando Sadiku është në negociata për t’u rikthyer te skuadra e Luganos në janar, e nëse kjo ndodh, do të ishte një ribashkim me ekipin, ngjyrat e të cilit ka mbrojtur edhe më herët 27-vjeçari nga Cërriku.
Sadiku ka luajtur me Luganon nga viti 2012 deri në vitin 2014, e sërish në pranverën e vitit 2017. Drejtuesit helvetë mbeten admirues të sulmuesit të Shqipërisë, mes Superligës dhe Ligës së Parë.
Dëmtimi i rëndë që pësoi në gju po e privon ende Sadikun nga fushat e blerta. Sulmuesi luajti shumë pak edhe kur nuk ishte i dëmtuar, ndërsa pas problemeve që kaloi do të ketë më pak mundësi, pa harruar faktin se Levante është një nga surprizat e sezonit. Ekipi i shqiptarit nuk po lufton për mbijetesë, por për Kupat e Europës.
Top Channel