I ftuar në “Open” nga Eni Vasili në Top Channel, profesori Edvin Prifti theksoi në fjalën e tij se protesta është tejet normale, ndoshta e vonuar në kohë, ndërsa ecuria e saj duket brenda normave të një proteste.

“Zakonisht çdo protestë që mbahet në një sistem është politike, edhe kërkesat e tyre janë po ashtu politike, por është diçka pozitive dhe nuk duhet parë me negativizëm. Nëse prapa kësaj proteste pastaj fshihen grupe të tjera politike, kjo mbetet për t’u shqyrtuar nga 007-at dhe jo nga ne. Sa u përket kërkesave të tyre mendoj se janë politike”, tha pedagogu Edvin Prifti.

Në këtë moment ka ndërhyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin deputeti demokrat Luçiano Boçi. Sipas tij zgjidhja është primarja dhe është parësore, ndërsa ndërhyrja politike është dytësore.

“Politike ndoshta e bëri kryeministri Rama kur tha se studentët ishin aleatët e tij dhe jo të Lulzim Bashës apo të Monika Kryemadhit. Zgjidhja është përtej qeverisë, kjo ka pasur mundësinë që brenda 5 vitesh të bënte shumëçka për studentët. Atyre iu është kufizuar liria e shprehjes dhe liria ekonomike”, tha Boçi.

Edhe pse një prej studentëve të pranishëm në studio mori fjalën dhe sulmoi disi të gjitha palët politike, sikurse edhe lëvizjen “Për Universitetin” që në kaq vite nuk ka bërë asgjë, ai përmendi disa nga pakënaqësitë e tij dhe përse nuk duhet politizuar protesta.

Ajo tha se partia e saj ka në bazë rininë dhe studentët, por që kurrsesi nuk mund të bënte thirrje ndaj askujt studenti që të shkonte në protestë. “Mua më vjen keq që si 25-vjeçare që jam nuk mund të shkoj të marr pjesë atje, sepse jam pjesë e politikës, por padyshim që e mbështes protestën e tyre. Të njëjtën gjë kam dashur të bëj edhe kur isha vet studente”, tha Mehmetaj

Top Channel