Harry Kane vihet në shënjestrën e Barcelonës. Të paktën kjo është ajo që publikohet nga tabloidi britanik “Daily Star”, pikërisht një ditë përpara ndeshjes së Champions League, që katalanasit do të zhvillojnë me Tottenhamin në “Camp Nou”.
Sipas këtij tabloidi, skuadra kampione e Spanjës po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurosh për qendërsulmuesin e Tottenhamit dhe përfaqësueses angleze.
Gjithnjë sipas këtij kësaj medieje, drejtuesit e Barcelonës e shohin 25-vjeçarin si zëvendësuesin më të mirë të Luis Suarezit, që në muajin janar do të festojë 32-vjetorin e tij të lindjes, me uruguajanin që kohët e fundit po përballet me probleme të njëpasnjëshme në gju, duke e penguar atë të bëjë lojën e tij të zakonshme.
“Daily Star” thekson gjithashtu se Tottenhami, që ka bërë investime të mëdha për stadiumin e tij të ri, do ta ketë shumë të vështirë të rezistojë edhe për shumë kohë, e të mbajë në Londër sulmuesin Harry Kane, i cili së fundmi rinovoi kontratën me Hotspurs deri në vitin 2024.
Top Channel