Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi. Sipas asaj që piblikohet te tabloidi The Sun, klubi londinez ka vendosur të nxjerrë në merkaton e transferimeve mesfushorin gjerman për shkak të rendimentit të tij të dobët, ndërkohë që në ditët e fundit Ozil u shfaq edhe në një video skandaloze të publikuara nga vetë “The Sun” duke konsumuar Hippy Crack në një festë ku ishin të pranishëm edhe disa futbollistë të tjerë të Arsenalit.

Mesut Ozil u transferua te Arsenali nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013 dhe mund të largohet nga Topcinjtë për vlerën e 28 milionë Eurove. Mesfushori gjerman, që nuk ishte grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës londineze, rrezikon që të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave për shkak të problemeve në shpinë që iu shfaqën për shkak të qëndrimit të gabuar të tij teksa luante me orë të tëra në Playstation.

Gjithnjë sipas ‘the Sun’, Interi po monitoron situatën për Ozil kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në vitin 2021, dhe duket se është gati të bëjë lëvizjen e tij për të sjellë futbollistin në Milano. Por jo vetëm kaq, duket se klubi zikaltër ka përcaktuar një datë takimi në Itali me përfaqësuesit e Ozil mes të cilëve është edhe vëllai i tij, Mutlu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA