Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën problematike, të njohur si “Bulevardi Blu” në Kamëz.

Një automjet tip “Smart” ka përfunduar thuajse i ndarë në dy pjesë pasi është përplasur me një pemë. Mësohet se e plagosur rëndë ka mbetur një vajzë e re, që drejtonte mjetin.

Shkak për aksidentin, dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar i saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel