Low s’e përjashton Realin: Është klub interesant për cilindo

09/12/2018 14:46

Joachim Low nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e një klubi. Trajneri aktual i përfaqësueses gjermane e pohoi këtë gjatë një interviste në studiot e televizionit gjerman “ZDF”, ku theksoi se nuk ka ndërmend që të tërhiqet.

“Kam punuar më parë me klube dhe nuk kam ndërmend ta lë rolin e trajnerit. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës si trajner i kombëtares dhe do të vijë momenti që të mendoj se çfarë do të bëj pas kësaj. Personalisht jam i interesuar të marr drejtimin e një skuadre, por jo në Gjermani”, tha Joachim Low.

Emri i Joachim Low është përmendur shpesh në media për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit, me 58-vjeçarin që nuk ia mbyll aspak dyert klubit “merengues”.

“Reali i Madridit është një klub interesant për çdo trajner”, u shpreh Joachim Low, i cili ka një kontratë me Federatën gjermane të Futbollit deri në vitin 2020, por nuk është aspak i qetë në këtë pozicion, pasi eliminimi nga Kupa e Botës dhe paraqitjet jo të mira të skuadrës së tij në Ligën e Kombeve kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA