Kamza mposhti me rezultatin minimal 1-0 Luftëtarin e Gjirokastrës, në sfidën e luajtur pasditen e së dielës.

Mjaftoi një gol i shënuar nga mesfushori anësor japonez Masato Fukui në pjesën e parë për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së Gjokës, që la fundin e tabelës për të shkuar një pozicion më lart.

Mesfushori japonez tentoi dy herë brenda pak minutash me kokë, por nëse në rastin e parë nuk arriti të godasë, në të dytin gjeti kohën e duhur për krosimin e ardhur nga këndi dhe shtyu në rrjetë topin.

Nga ana tjetër, Luftëtari i Mezanit u zgjua vetëm në pjesën e dytë dhe i shkoi pranë golit në 2-3 raste, por pa arritur të thyejë portierin Ilir Avdyli, i cili ishte në gatishmëri të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA