Derik Nelson and Family, një grup i njohur nga SHBA për suksesin e tyre, veçanërisht ndër të rinjtë, ka mbërritur në Shqipëri për një koncert të madh të dielën në skenën e Art Turbinës. Derik, Riana dhe Dalton kanë përformuar së bashku që nga fëmijëria e tyre.

Mirëseerdhët në Tiranë. Duke dashur si familje të shpërndani suksesin dhe traditën ju zgjidhni ta bëni nëpërmjet muzikës. Pse keni ardhur në Shqipëri? Është hera e parë apo jo?

Derik – Po. Ne jemi Derik Nelson and Family. Ne jemi të afërm, vijmë nga Siatëlli, SHBA. Jemi shumë të lumtur, sepse kjo është vizita e parë në Shqipëri.

Riana – Jemi këtu nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Është një program për shkëmbim kulturash.Dhe duhet të falenderojmë për këtë Ambasadën Amerikane këtu në Tiranë.

Dalton – Thjesht jam shumë i lumtur që jam këtu.

Dimë që jeni shumë tërheqës për studentët dhe të rinjtë, kush është arsyeja?

Derik – Ne na pëlqen të frymëzojmë njerëzit e tjerë për të arritur ëndrrat e tyre. Jemi shumë të lumtur që bëjmë muzikë si një familje.Dhe që kemi mundësi ta shpërndajmë këtë me studentët, dhe t’ju japim një imazh pozitiv. Është diçka në të cilën besojmë me të vërtetë.

Është e lehtë të fitoni 4 milionë ndjekës në YouTube?

Riana – Po, kjo në fakt ka qenë e pabesueshme. Derik ka tashmë dhjetë vite që punon në you tube dhe ka ndërtuar platformën e ndjekësve. Dhe jemi shumë të lumtur që e kemi realizuar këtë si trio. Dalton mbulon anën teknike për videot. Unë bëj programin dhe menaxhimin, ndërsa Derik është kompozitori dhe aranxhuesi.

Të dielën do të keni një koncert të madh tek ArtTurbina. Është takimi i parë me publikun këtu?

Riana – Kemi bërë disa ëork shop-e në Fier disa ditë më parë. Kemi pasur një prezantim me disa shkolla lokale këtu në Tiranë. Koncerti i së dielës do të jetë një koncert publik duke përfshirë disa kompozime origjinale që Derik i ka bërë duke përfshirë edhe këngë nga këngëtarë të tjerë që na kanë frymëzuar në, vecanërisht artistë amerikanë.

Derik – Pjesa për të cilën jam më shumë i emocionuar është që kemi një partneritet me trupa artistike të gjimnazeve në Tiranë dhe ata do të na bashkohen ne për disa këngeë të veçanta.

Ju bëni bashkë muzikën folk me rock, a është ky një celës suksesi?

Dalton – Unë do të thoja që të inkorporosh të gjitha zhanret e muzikës është përfundimisht një celës suksesi.por edhe që shpërndajmë harmoninë dhe muzikën që këmi mes vete me audiencën është pritur shumë mirë.

Cilat janë interesat tuaja përveç muzikës?

Riana – Më pëlqen të gatuaj, të pikturoj dhe dua artet.

Dalton – Unë jam tepër i interesuar në videografi. Gjithashtu, dizenjoj videot dhe anën teknike për koncertet tona. E dua muzikën aq shumë sa merrem me të në të shumtën e kohës.

Keni një mesazh për të rinjtë këtu?

Riana – Ne e filluam platformën tonë si një trio me emsazhin frymëzues “kape shancin”. Ne besojmë në fuqinë e të shkuarit përtej një zone komforti. Edhe për ne këtu në Shqipëri ky është një mesazh që na flet çdo ditë.

Dalton – Unë do të thoja qëndroni xhenuinë dhe të vecantë, kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni.

Derik – Dhe gjëja më e madhe që na ka ndihmuar ne është mirësia. Sepse është shumë e rëndësishme për shkëmbimin e kukturave të shpërndash mirësi ndaj njëri tjetrit.

Shpresojmë për këtë. Faleminderit shumë dhe paci një qëndrim të këndshëm në Tiranë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA