8 Dhjetori, Dita e Rinisë, ka mbledhur anëtarët e Partisë Demokratike në ambientet e Qytet Studentit, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri.

Pjesë e atyre që morën fjalën në këtë tubim ka qenë edhe kreu i Forumi Rinor i Partisë Demokratike, Blendi Këlliçi, i cili duke iu referuar protestave të ditëve të fundit të studentëve theksoi se ky dhjetor i tregoi edhe njëherë shqiptarëve se rinia e saj është këtu, e fortë dhe e vendosur për të ndalur çdo padrejtësi që i behet atyre dhe vendit tonë.

Më tej ai renditi problematikat e e të rinjve dhe arsimit, duke iu kërkuar studentëve të vijojnë rrugën e tyre.

“Sot rinia është në krize! 79% e të rinjve duan te largohen nga vendi. Mijëra te rinj nuk ndjekin dot studimet për shkak te tarifave te papërballueshme. 228 shkolla janë mbyllur e 134 mije nxënës kanë braktisur shkollat. 50% e rinise sot është e papunë. Qeveria sotme ka partner krimin e jo rininë, jo qytetaret e saj. Të rinjtë në vitin ‘90 guxuan dhe e sollën ndryshimin e shumëpritur. Ndaj sot është radha jonë dhe ne mund t’ia dalim”, u shpreh Këlliçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA