Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte ndër të parët që hodhi hije dyshimi për kompaninë fituese të lotit të parë në “Unazën e re” dhe pas vendimit të sotëm të ARRSH-së për të pezulluar punimet, ka reaguar në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Shehaj ka reaguar duke thënë se ky vendim është një manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët.

“Vendimi i sotëm i ARRSH-së është një manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët. Drejtori i ARRSH-së dhe i gjithë stafi drejtues duhet të pezullohen menjëherë nga detyra, e të merren nën hetim menjëherë nga Prokuroria. Të gjitha dokumentet e tenderit dhe të projektit duhet të sekuestrohen menjëherë që të mos manipulohen dhe tjetërsohen. Këto janë veprimet më minimale. Hetimi duhet të përfshijë edhe kompanitë ‘Edi Rama Invest’ dhe ‘Erion Veliaj Invest’ që janë autorët dhe përfituesit e kësaj megavjedhjeje”, shkruan Shehaj në Facebook.

  Pezullohen punimet tek “Unaza”. Prokuroria nis hetimet për falsifikim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA