“Shiko kush luan”: Luana tregon këtë të shtunë që ajo është “mami”

07/12/2018 20:00

Edhe kjo e shtunë e programit “Shiko kush luan” rezervon surpriza në ekranin e Top Channel.

Tradita e do që e zonja e shtëpisë, Luana Vjollca, t’i trajtojë miqtë sa më mirë duke ju përshtatur stilit apo tipit të gjithsecilit.

Përballë reperes nga Kosova, Rina Balaj, dolën disa “mami” në pah. Bëhet fjalë për zhargonin në spanjisht “papi” për meshkujt dhe “mami” për femrat, që përdorin latinot në komunikimin mes tyre për të thënë “i/e dashur” dhe që është globalizuar.

Nëse Luana Vjollca është një ndër to duhet ta shohim të shtunën.

Atmosferë super të këndëshme do të krijojnë edhe të ftuarit e tjerë Isli Islami, Ori Nebijaj, Graciano Tagani, Klodiana Shala e Juljana Pasha. Shumë puthje, dashuri, situata të sikletshme, deklarata të thëna për herë të parë vetëm në “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel. Emra deputetësh, personazhesh të njohur, takime romantike, largime, por edhe dëshira të pa thëna më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA