Tekniku kroat Ivan Juriç është përballur mbrëmjen e djeshme me shkarkimin për herë të tretë në më pak se dy vite, nga stoli i skuadrës italiane të Genoas.
Ky i fundit mori drejtimin e skuadrës kuqeblu në fillim të muajit tetor, duke zëvendësuar Davide Ballardinin, por në 7 takime në kampionat,arriti të grumbullojë vetëm 3 pikë.
Gjithsesi shkarkimi i tij u vulos nga eliminimi i Genoas nga Kupa e Italisë, pas gjuajtjes së penalltive, përballë skuaudrës së Serisë C, Virtus Entella.
Pikërisht për këtë arsye, Juriç u përball me vendimin për shkarkim, ndërsa presidenti Preziosi emëroi Cesare Prandellin në stolin e skuadrës, që do të nisë punë ditën e sotme.
Kujtojmë që Juriç është shkarkuar për herë të parë nga stoli i Genoas në shkurt të 2017-ës, është rikthyer në prill të të njëjtit vit dhe është shkarkuar për herë të dytë në 5 Nëntor të vitit të kaluar.
Top Channel