Edmond Tupja deklaroi në emisionin Open në Top Channel se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të jepte dorëheqjen dhe t’i bashkohej protestës së studentëve sot.

“Unë jam për arsimin falas, le t’i gjejë ku të dojë shteti paratë. Me studentët nuk duhet të tallesh. Del VKM-ja, pastaj zbutet, tani thonë që iku VKM-ja… Studentët lodhen në punë, fitojnë pak dhe vijnë pastaj për master në darkë. Unë i them zonjës Nikolla se humbi një rast për të hyrë në histori. Unë në vend të saj do të kisha marrë guximin dhe do të kisha dhënë dorëheqjen për t’u bashkuar me protestuesit”, deklaroi profesor Tupja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA